Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Policia përdori lëndë kimike ndaj protestuesve, shumë shpejt Veliaj do ta shohë bashkinë nga jashtë


Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Shqipëria konsiderohet si Kolumbia e Europës, ndërkohë që narkotrafikantët mbështetën edhe nga qeveria.

Meta tha se policia është bërë palë duke u vënë në shërbim të drogës e krimit, ndërsa shtoi se gjatë protestës së mbajtur sot nga opozita para Kuvendit, u përdorën lëndë kimike kundër protestuesve.

 “U rrëzua sot kërkesa me debat. Rama prej kohësh nuk raporton në Kuvend për krimin.

Policia në shërbim të drogës e krimit. Përdori lëndë kimike ndaj protestuesve.

Vetë Rama takon në zyrë e mbështet narkotrafikantët. Shqipëria konsiderohet si Kolumbi a e Europës”, tha ai.

Më tej, Meta deklaroi se PL do të jetë gjithmonë në krye të luftës ndaj regjimit të Ramës.

Ai theksoi se shumë shpejt kryetari i Bashkisë së Tiranës do të jetë jashtë zyrës së tij.

“Partia e Lirisë është në krye të luftës ndaj regjimit. Shumë shpejt kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do ta shohë bashkinë nga jashtë. PL ka vënë përballë emra, që dinë të luftojnë ndaj këtij regjimi. Partia e Lirisë do vijojë edhe me ritme më të shpejta, sepse është e bindur se kush qëndron në vend, ndryshket.

Partia e Lirisë ka kohë që ka dalë me 5 prioritete, që një nga çështjet më të rëndësishme është mbështetja e familjes dhe e nënave të reja. PL do i japë prioritet edhe bujqësisë, ushqimit. Ne kemi program të plotë, që ka të garantuar shtyllën e punësimit dhe e ka të qartë se ku do të investohen fondet, që sot vidhen nga banda e Rilindjes.” tha Meta.