Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje opozitën: Të jemi kompakt, bojkoti na ka dëmtuar


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit pohoi se bojkoti e ka dëmtuar shumë opozitën, ndërsa bëri thirrje që të jenë më kompakt.

Ajo tha se nuk është kundër asnjë komisioni, siç është ai për Antikorrupsionin, por duhet transparencë.

“Nuk jam kundër asnjë komisioni. Bojkoti ka treguar se dëmton opozitën. Secili nga ne duhet të bëjë punën e tij për korrupsionin. Pjesëmarrja ajo jo në komision nuk i ndalon që të bëjnë punën komisionit. Se di se si është krijuar ky komision, se me kë janë konsultuar apo se cila është agjenda. 

Duke mos qenë transparente, lindin dyshimet mes mazhorancës dhe opozitës. Që nga djegia e mandateve apo dhe mosfutja në zgjedhje, janë pasoja e reformës në drejtësi apo dhe fushave të tjera. Të qënurit një opozitë kompakte, do të ndihmonte në procesin e një hapësire për ristrukturim të jetës politike në Shqipëri.”, tha ajo.

Duke u ndalur te rikandidimi i saj si deputete, Kryemadhi tha se ka ende kohë për të menduar këtë gjë.

“Puna ime si deputete nuk ka ndryshim. E vetmja gjë është vendndodhja. Denoncimet për inceneratorët e Tiranës dhe Elbasanit nuk janë bërë në foltoren e Kuvendit por në terren. Duhet të kemi parasysh se mungesa e transparencës bënte që inceneratorët të ishin shpëtimi i Shqipërisë, por që në të vërtetë ishin gropa e zezë e korrupsionit. Monika në Kuvend del me më pak fjalime në parlament. 

Detyra ime si Monikë dhe deputete është se deri në momentin e fundit ta kryej mandatin me dinjitet. Se çfarë do të bëj unë deri në fund, ka kohë akoma. Pavarësisht ambientit ku jetojmë, është shumë më i vështirë për një grua.”, shtoi Kryemadhi.