Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshen, mbante në banesë armë dhe municion luftarak, arrestohet 62-vjeçari 


Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi pas kontrolleve të bëra në banesë pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore, iu gjetën armë dhe municion luftarak.

Blutë njoftojnë se 62-vjeçarit Gjergj Hila iu sekuestrua arma e tipit kallashnikov.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

“Mbante në banesë 1 kallashnikov, si rezultat i inteligjencës policore, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i armës.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante pa leje, armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Shëngjergj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gjergj Hila, 62 vjeç. Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov me krehër dhe fishekë në të, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.