Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët protestë në Sheshin Skënderbej kundër ligjit për nënat surrogate: Mos destabilizoni konceptin e familjes


Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme në Sheshin Skënderbej, për të protestuar kundër ligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Qytetarët janë kundër përfshirjes në ligj të së drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe ‘nëna surrogate’.

“Mos destabilizoni konceptin ligjor të familjes”, “Mos cenoni psikologjikisht fëmijët”, Familja siguron të ardhmen e përbashkët”, shkruhet në disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.