Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Mbi 500 persona hynë në mënyrë të parregullt në Shqipëri gjatë 2024


Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se mbi 500 persona gjatë 2024 kanë kaluar kufijtë e vendit tonë në mënyrë të parregullt.

Balla shprehet se janë arrestuar ose proceduar 45 persona, që kanë kryer trafikimin e migrantëve të paligjshëm. Sipas ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit dhe FRONTEX po lufton fort për të parandaluar fenomenin e migrimit të parregullt.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

“Policia e Shtetit dhe FRONTEX po punojnë me përkushtim dhe këmbëngulje për parandalimin, identifikimin dhe adresimin e fenomenit të migrimit të parregullt ku përfshihen qytetarë nga vendet e treta. Prej fillim vitit janë realizuar 15 operacione policore me mbi 500 persona të identifikuar/të trafikuar për hyrje ilegale në territorin e vendit tonë. Janë arrestuar/proceduar 45 shtetas të dyshuar për vepra penale të trafikimit të paligjshëm dhe vijojnë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese me fokus goditjen e grupeve kriminale të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme”, shkruan Balla.