Vendosni fjalën kyçe....

Duka uron Gjimshitin: Çfarë krenarie, uroj të vazhdojë edhe në Evropian


Jo vetëm në Itali, Berat Gjimshiti mori urime të shumta nga çdo cep i botës ku ndodhen shqiptarët, e uruan miqtë dhe shokët e tij në përfaqësuesen kuqezi, ndërsa nuk mungoi as një urim i presidentit të FSHF, Armand Duka:

“Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë, Berat Gjimshitin, të triumfojë në UEFA Europa League dhe ta çojë lart trofeun edhe si kapiten i Atalantës! Urime Berat, urime Atalanta! Një sezon fantastik, që uroj të vazhdojë edhe me Kombëtaren në Europian!, shkruan Duka nw postimin e tij.