Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi kërkon zbatimin e marrëveshjes së 5 Qershorit: Të rikthehen koalicionet, lista të hapura për secilin kandidat


Nënkryetari i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi deklaroi se libri i zi, i hartuar nga opozita, tregoi farsën elektorale të 14 majit. Ai iu rikthye marrëveshjes së 5 Qershorit e arritur në vitin 2020, ndërsa kërkoi rikthimin e koalicioneve.

Bylykbashki tha se çdo qytetarë mund të votojë për kandidatin që do, pra lista të hapura për secilin koalicion.

“Marrëveshja e 5 Qershorit, ka jo vetëm trajtimin e problematikave të zgjedhjeve. Nuk ka çështje të reja, por rëndim të çështjeve në atë marrëveshje. Është bërë më dramatike situata dhe është cënuar vota e shqiptarëve. Marrëveshja ka konsensusin e palëve politike, që u përshëndet jo vetëm nga ambasadat, është marrëveshje konsensuale dhe bazë e fortë. Edi Rama nuk mund t’i shmanget. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshe të njëanshme.”, tha ai.