Vendosni fjalën kyçe....

Bisedat e koduara në aplikacione, Europol: Ti jepet fund privatësisë në komunikim


Europol dhe forcat e policisë në të gjithë Evropën kanë dalë kundër kriptimit nga fundi në fund, duke thënë se kanë frikë se mbrojtja e gjerë e privatësisë mund t’i lejojë kriminelëve të veprojnë lirisht.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të dielën, ata kritikuan masat e privatësisë që kompanitë e teknologjisë si Meta po zbatojnë në shërbimet e mesazheve.

Kriptimi nga fundi në fund i pengon këto kompani të kenë akses në komunikimet ndërmjet anëtarëve. Si rezultat, policia nuk e ka të mundur të marrë prova nga kompanitë e teknologjisë kur heton krime të rënda si abuzim me fëmijët, trafikimi i qenieve njerëzore, trafiku i drogës, vrasjet, krimi financiar dhe terrorizmi.

Ne nuk jemi në gjendje të garantojmë sigurinë publike. Asnjëherë më parë shoqëritë tona nuk kanë toleruar situata që janë përtej autoriteteve të ligjit, duke lejuar kriminelët të komunikojnë në mënyrë të sigurt dhe abuzimi me fëmijët të lulëzojë.

Për të garantuar sigurinë e shoqërisë dhe qytetarëve, ne duhet të sigurojmë këtë mjedis dixhital dhe të zbulojmë dhe sinjalizojmë aktivitetin e tyre,” tha kreu i Europol, Catherine De Bolle.

“Kompanitë e teknologjisë kanë një përgjegjësi sociale në zhvillimin e një mjedisi më të sigurt ku agjencitë e zbatimit të ligjit dhe drejtësia të bëjnë punën e tyre” tha ajo.