Vendosni fjalën kyçe....

Blushi denoncon rastin: Shteti ndërpret prej javësh energjinë e një familjeje të varfër në Maliq, krim i rëndë social


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është ndalur sot në fshatin Sovjan të Bashkisë së Maliqit, ku edhe ka denoncuar rastin e një familjeje që i është ndërprerë energjia elektrike prej 2 javësh.

Nëpërmjet një videomesazhi, Blushi thotë se pensionisti 82 vjeçar, nuk ka ta paguajë energjinë pasi të ardhurat e tij janë minimale, ndërsa bashkëshortja e tij vuan në shtrat pa patur asnjë mundësi financiare të blejë ilaçet.

Sipas Blushit, ky krim i rëndë social do të marrë fund, duke shtuar se zgjidhja e krizës së pensioneve është kryeprioritet i Partisë së Lirisë.

 

Postimi:

Në Sovjan të Maliqit, sot me Pëllumb Dautllarin, 82-vjeç, i cili merr një pension mizerabël prej 5 mijë lekë në muaj.

Me këtë shumë dramatike mbijeton e gjithë familja me pesë anëtarë të papunë, në kushte ekstreme varfërie dhe me sakrifica të paimagjinueshme.

Energjia elektrike i ishte ndërprerë se nuk ka mundësi ta paguajë, ndërsa bashkëshortja e tij vuan në shtrat pa patur asnjë mundësi financiare të blejë ilaçet.

Ky krim i rëndë social do të marrë fund!

Në Konventën e 27 Prillit zëri i Xha Pëllumbit dhe pensionistëve do të gjëmojë më fort se asnjëherë tjetër!

Zgjidhja e krizës së pensioneve është kryeprioritet i Partisë së Lirisë, që do të rritë pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës dhe do të mbulojë falas të gjitha shërbimet shëndetësore për ta.