Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja miraton paketën 95 miliardë dollarëshe për Ukrainën e Izraelin


Kongresi amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin. 311 kongresmenë votuan pro paketës ndërsa 112 kundër. Paketa prej 95 miliardë dollarësh përmban 61 miliardë dollarë për Ukrainën dhe partnerët rajonalë.

Nga shuma e përgjithshme, rreth 23 miliardë dollarë do përdoren për të rimbushur stoqet e armëe dhe më shumë se 11 miliardë dollarë do financojnë operacionet ushtarake të SHBA-së në rajon.

Gati 14 miliardë dollarë do ndihmonin Ukrainën të blejë sisteme modern armësh dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

Masa mori mbështetje të njëzëshme nga demokratët, ndërsa republikanët u ndanë në votën e tyre.

Pjesës e paketës është edhe një ndihmë prej 26.4 miliardë dollarësh për Izraelin.

Pas miratimit të ndihmës presidenti ukrainas Zelensky tha se demkracia e liria nuk do dështojnë kurrë për sa kohë SHBA-ja do jetë në ndhmë të saj.

“Demokracia dhe liria do kenë gjithmonë rëndësi globale dhe kurrë nuk do dështojnë për sa kohë që Amerika do ndihmojë në mbrojtjen e saj. Ligji jetik i ndihmës së SHBA-së i miratuar sot nga Kongresi do pengojë zgjerimin e luftës, do shpëtojë mijëra jetë dhe do ndihmojë që dy kombet tona të bëhen më të forta.”