Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ambasada e SHBA: Në demokraci nuk ka vend dhuna


Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën që mbajti sot opozita para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se dënon përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.

REAGIMI

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”, shkruan Ambasada.