Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i FBI-së: Hakerët kinezë po përgatiten të sulmojnë infrastrukturën amerikane


Hakerët e lidhur me qeverinë kineze kanë hyrë në infrastrukturën jetike të SHBA-së dhe janë duke pritur “për kohën e duhur për të dhënë një goditje shkatërruese”, tha të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Një fushatë e vijueshme hakerimi kineze e njohur si ‘Volt Typhoon’ ka fituar me sukses qasje në shumë kompani amerikane në telekomunikacion, energji, ujë dhe sektorë të tjerë jetikë, me 23 operatorë të synuar, tha Ëray në një fjalim në Universitetin Vanderbilt.

Kina po zhvillon “aftësinë për të bërë kërdinë fizikisht në infrastrukturën tone jetike në një kohë kur ta gjykojë ajo të përshtatshme “, tha Wray në Samitin e Vanderbilt 2024 mbi Konfliktet Moderne dhe Kërcënimet në zhvillim.

“Plani i saj është të japë goditje kundër infrastrukturës civile në përpjekje për të shkaktuar panik.”

Wray tha se ishte e vështirë të përcaktohet qëllimi i këtij parapozicionimi kibernetik, i cili ishte në përputhje me qëllimin më të gjerë të Kinës për të penguar SHBA-në nga mbrojtja e Tajvanit.

Në fillim të kësaj jave, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze tha se ‘Volt Typhoon’ në fakt nuk kishte lidhje me qeverinë e Kinës, por është pjesë e një grupi kriminal ransomware.