Vendosni fjalën kyçe....

Rastet e reja në një Call Center, reagon opozita: Ju kemi thënë që në fillim


Një reagim ka ardhur nga opozita, pasi Ministria e Shëndetësisë tha se është rritur numri it ë infektuarve me koronavirus në Tiranë dhe se vatra e re ishte një biznes Call Centeri.

Ish-deputeti democrat Bardh Spahia, bën përgjegjëse qeverinë ndërsa kujton kërkesat dhe thirrjet e vazhdueshme që ka bërë opozita përgjatë këtyre muajve, që këto biznese dhe fasoneritë të qëndronin të mbyllura gjatë kësaj periudhe dhe të merrnin ndihmë financiare nga qeveria.

“25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre. Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit! Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin! Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari. Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19.”– shkruan Bardh Spahia.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. 15 nga këto raste, ishin në një Call Center në kryeqytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *