Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep hollësi mbi plagosjen në Krujë, autori qëlloi mbi tregtarin e makinave


Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Krujë mbrëmjen e sotme.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një person i identifikuar si Artan Goga, një tregtar makinash.

Ai është qëlluar me një armë zjarri, pistoletë, në pjesën e kokës.

Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.