Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Macronit: Kemi besnikëri unike, në një ditë në nevojë, thërrisni një shqiptar


Kryeministri Rama falënderoi presidentin france Macron për nderimin ndërsa tha se Franca do ketë gjithnjë një mike besnike te Shqipëria.

Kreu i qeverisë risolli në mendje kujtimet e viteve ’90 ku erdhi në Francë si emigrant ndërsa theksoi se Shqipëria ka ndryshuar shumë që atëherë.

“Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Kur Franca mbërrin nuk është çështje parash, është çështje njohjeje kulture. Të kesh më shumë Francë do të thotë të kesh më shumë burime. Jemi pro francezë, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europë pa qenë pro francez. Franca do bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje  e prekshme. Vetëm mund të them faleminderit. Në emër të gjithë shqiptarëve. Që të them të drejtën kanë qenë disi skeptik lidhur me Francën para disa vitesh. Por ne kemi një aftësi besnikërie që është unike. Nëse do të keni nevojë një ditë kur jeni në nevojë thërrisni një shqiptar dhe ai do t’ju ndihmojë shumë.” – tha Rama.