Vendosni fjalën kyçe....

Debat në Kuvend për Rrugën e Arbrit, Çupi-Ballukut: S’është turp të bësh koncesione, por korrupsion


Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka debatuar nga foltorja e Kuvendit me ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, duke i përmendur dhe shtyrjen e përfundimit e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, pas problemeve të hasura me tunelin e Murrizit.

Çupi: Të nderuar qytetarë dhe kolegë. Doni të dini çfarë pamje kanë koncesionet. Kam sjellë këtë hartën. Kjo është harta e koncesioneve, nga maja më veriore e Shqipërisë deri në pikën më fundore të vendit. Kjo është harta e shqiptarëve dhe koncesionet janë të qeveritarëve. Sa për sqarim, nuk jam kundër koncesioneve apo PPP, por jam kundër përdorimit të tyre për të zhvatur pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit përmes korrupsionit. Jam kundër korrupsionit dhe zonja zv/kryeministre thatë se nuk është turp të bësh koncesion, jo nuk është, por është turp të bësh korrupsion me koncesionet. Korrupsioni ekziston në të gjitha hallkat e qeverisë, është konkluzion i DASH, i cili ngre shqetësime për korrupsionin dhe koncesionet

Ministrja e Infrastrukturës: Puna ka ngecur ne Tunelin e Murrizit, dhe po vijohet me intensitet, pa shtuar asnjë qindarke nga buxheti i shtetit. Problemi është gjeologjik. Shpresojmë ta dorëzojmë brenda 30 dhjetorit të 2024. Tunelin e Llogarasë e dorëzojmë brenda dy muajve. Tuneli i llogarisë dorëzohet gjashtë muaj para afatit dhe tunelin e Murrizit e mbakemi, cila është arsyeja përveçse problemit gjeologjik.

Çupi: Më vjen keq që ne bëjmë debat këtu por Dibra është qarku më i varfër. Koncesioni që përmendet ka filluar me 120 mln dollarë dhe ka vajtur 320 mln euro. Dibranët e kanë braktisur Dibrën prej varfërisë jo prej qejfit. Ministrja e Infrastrukturës: Dil më shpesh nga zona, shiko numrin e vizitorëve dhe të turistëve në zonën e Dibrës. Nëse Dibranët na e njohin punën duket qartë nga votat që kemi marrë në 14 maj të 2023. Dibranët dinë sesi votojnë. Shiko sa janë familjet që po kthehen për ti kthyer shtëpitë e tyre në pika turistike sepse janë ndërtuar shkolla çerdhe të gjitha ato që ju nuk i ndërtuat.

Ministrja e Infrastrukturës: Dil më shpesh nga zona, shiko numrin e vizitorëve dhe të turistëve në zonën e Dibrës. Nëse Dibranët na e njohin punën duket qartë nga votat që kemi marrë në 14 maj të 2023. Dibranët dinë sesi votojnë. Shiko sa janë familjet që po kthehen për ti kthyer shtëpitë e tyre në pika turistike sepse janë ndërtuar shkolla çerdhe të gjitha ato që ju nuk i ndërtuat.