Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një restorant në SHBA, një i vdekur dhe 6 të plagosur


Një person ka mbetur i vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë gjatë natës së Pashkëve në një restorant në veri të Nashville.

Sipas policisë së Tenesi, autori i këtij sulmi ishte një 46-vjeçar i dënuar më parë. Ai pas një sherri që kishte pasur me një tjetër person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Autoritet po punojnë për kapjen e 46-vjeçari.