Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Pavarësisht rezultateve, fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar


Përderisa numërimi i votave të zgjedhjeve lokale në Türkiye është afër fundit, opozita kryesore turke Partia Republikane Popullore (CHP) udhëheq më një rezultat të ngushtë me 37,43 për qind të votave kundrejt Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) që deri më tani ka grumbulluar 35,71 për qind të votave, raporton Anadolu.

Deri më tani janë hapur mbi 94 për qind e kutive të votimit, nga rreth 77,6 për qind e daljes së qytetarëve turq në votim.

Qendrat e votimit në të gjithë Türkiyen u mbyllën pasi votimi në zgjedhjet lokale të vendit përfundoi në ora 17:00 sipas kohës lokale, ndërsa ato u hapën në ora 07:00 të mëngjesit. 

Votuesit që jetojnë në qytetet më të mëdha të Türkiyes votuan për kryetarë bashkie metropolitane, kryetar bashkie, anëtarësi në këshillat bashkiakë, si dhe për muhtarët dhe këshillat e pleqve.

Në provincat e tjera, votuesit hodhën votat e tyre për anëtarët në këshillat provincialë, kryetarët e bashkive, anëtarët në këshillat bashkiakë, muhtarët dhe këshillat e pleqve. Në fshatra u votua për anëtarët në këshillat provincialë, muhtarët dhe këshillat e pleqve.

Erdoğan: Votimi përfundoi në “mënyrën si i ka hije demokracisë sonë”

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në adresimin e tij paszgjedhor para qytetarëve tha se vendi përfundoi zgjedhjet lokale në “mënyrën që i ka hije demokracisë sonë”, duke e përshkruar “demokracinë fituese të zgjedhjeve”.

“31 marsi, nuk është fundi, por një pikë kthese për ne. Në zgjedhjet lokale, kombi turk sërish përdori kutinë e votimit si një mundësi për t’u përcjellë mesazhin e tij tek politikanët”, tha presidenti Erdoğan.

Lidhur me rezultatet, tha presidentit turk, “fitues i këtyre zgjedhjeve është në radhë të parë demokracia jonë dhe vullneti i popullit”.

“I gjithë kombi ynë 85 milionësh, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, fitoi maratonën zgjedhjeve dhe Türkiye është fituese para kandidatëve”, theksoi Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu theksoi se qeverisja e tij me partinë AK “nuk mori rezultatin që donte dhe shpresonte” në këto zgjedhje. Ai shtoi se “nuk ka asgjë më të madhe se fuqia e vullnetit të kombit”.

Kreu i opozitës: Asnjë humbës në këtë fitore

Lideri i CHP-së, Özgür Özel, nga ana e tij, tha se rezultati i zgjedhjeve “nuk do të jetë humbje për askënd”.

“Nuk ka humbës në këtë fitore. Suksesi ynë nuk është humbje për askënd, nuk do të jetë humbje për askënd”, tha Özel.

Ai inkurajoi të gjithë qytetarët që të mos ndihen si të mundur, pavarësisht se për cilën parti kanë votuar në votime.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA