Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina mohon përfshirjen në sulmin terrorist në Moskë


Zyrtarë ukrainas kanë reaguar për sulmin terrorist në Moskë ku 40 persona janë vrarë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Këshilltari i presidencës ukrainase Mikhailo Podolyak mohoi një përfshirje të mundshme të Kievit në sulmin agresor.

“Ukraina sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me të shtënat dhe shpërthimet në komunën Crocus në (rajonin e Moskës, Rusi). Nuk ka absolutisht asnjë lidhje.

‘Së pari, Ukraina ka luftuar me ushtrinë ruse për më shumë se dy vjet. Dhe gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës, vetëm nga sasia e armëve dhe vendimet cilësore ushtarake. Sulmet terroriste nuk zgjidhin asnjë problem.

“Së dyti, Ukraina nuk ka përdorur kurrë metoda terroriste. Është gjithmonë e padobishme. Ndryshe, meqë ra fjala, vetë Rusia, e cila ka përdor sulme terroriste në luftën aktuale kundër Ukrainës dhe më herët në historinë e saj sulmoi qytetarët e saj për të iniciuar ‘aksione kundër-terrorizmit’ të mëvonshëm kundër grupeve etnike protestuese. Dhe së treti, shumë kohë përpara ngjarjeve në Crocus City Hall, ne kishim dëgjuar paralajmërime publike nga ambasadat e huaja të vendosura në Moskë për mundësinë e akteve të tilla të përgjakshme,” shkruan këshilltari i presidencës ukrainase, në X.