Vendosni fjalën kyçe....

“Mali me dosje që pret” – Ambasada amerikane shpërndan foto nga SPAK


Ambasada e SHBA-së ka ndarë disa foto nga vizita e Ndihmës Sekretarit amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, në zyrat e SPAK, ku kryeprokurori Altin Dumani ia tregon malin me dosje.

Në postimin e ambasadës thuhet se Robinson riafirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, u takua sot me shefin e SPAK-ut, Altin Dumani, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara për të mbështetur udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE përmes sundimit më të fortë të ligjit dhe rritjes së transparencës gjyqësore”, shkruan ambasada.

Ndihmës Sekretari amerikan Todd Robinson gjatë vizitës në Tiranë zhvilloi një takim me krerët e institucioneve ligjzbatuese në vend, ku garantoi mbështetjen për reformën në drejtësi, e cilën e cilësoi të guximshme.