Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Gjokutajt: Përfundimin e hetimeve ndaj Berishës e vendos Rama, pritet fjala e tij


Avokati i ish-kryeministri Berisha ironizoi SPAK-un e Gjykatën e Posaçme lidhur me mosndryshimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Rithemelimit i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Pas përfundimit të seancës ai tha se as vetë prokurprët nuk e dinë si do shkojë çështja pasi pritet fjala e Ramës, që do caktojë fundn e hetimeve.

“Se kur do të përfundojnë as prokurorët nuk e dinë vetë sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai është personi që do të caktojë fundin e hetimeve dhe këtë ua them shumë seriozisht. Nëse bini në kontakt mos i shqetësoni kot se nuk kanë dijeni”, tha Gjokutaj.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që i caktoi SPAK-ut hetimin e dosjes së “21 Janarit”,  Gjokutaj tha se familja Nika është në të drejtën e saj për kërkuar drejtësi për sa kohë kjo gjë nuk  instrumentalizohet nga kryeministri Rama.

“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.