Vendosni fjalën kyçe....

13-vjeçari i pasionuar pas Arkimedit, “rindërton” shpikjen e lashtë


I quajtur shpesh babai i matematikës, Arkimedi ishte një nga shpikësit më të famshëm në Greqinë e lashtë, me disa nga idetë dhe parimet e tij ende në përdorim sot.

Por një pajisje e mahnitshme i ka lënë shkencëtarët të spekulojnë mbi ekzistencën e saj për qindra vjet. bëhet fjalë për “rrezet e vdekjes”. Megjithatë një nxënës i shkollës së mesme mund të ketë disa përgjigje.

Brenden Sener, 13 vjeç, nga Londra, ka fituar dy medalje të arta për modelin e tij në miniaturë të konstruksionit në fjalë – një armë lufte e supozuar e përbërë nga një grup i madh pasqyrash të projektuara për të përqendruar dhe drejtuar rrezet e diellit në një objektiv të mundshëm, ai anijet e luftës duke çuar në djegien e tye.

Polimati grek e ka magjepsur Senerin që kur mësoi për shpikësin gjatë një pushimi familjar në Greqi. Për projektin e tij shkencor të vitit 2022, Sener rindërtoi tubin e Arkimedit, një pajisjee lashtë për transportin e ujit nga një pikë e ulët në një pikë më të lartë. Por ai nuk u ndal me kaq.

Sener zbuloi se “rrezet e vdekjes” ishte një nga pajisjet më intriguese. Shkrimet historike sugjerojnë se Arkimedi përdori “pasqyrat” për t’u vënë flakën anijeve të ankoruara gjatë rrethimit të Sirakuzës nga viti 214 deri në 212 para Krishtit.

Pajisja në miniaturë

Në përpjekjen e Senerit për rrezen, ai vendosi një llambë ngrohjeje përballë katër pasqyrave të vogla në formë konike, secila e anuar për të drejtuar dritën në një copë kartoni me një X të shënuar në pikën qendrore.

Në këtë projekt që ai projektoi për Panairin Vjetor të Shkencës në Mattheës Hall 2023, Sener hipotezoi se ndërsa pasqyrat përqendronin energjinë e dritës në karton, temperatura e objektivit do rritej me çdo pasqyrë të shtuar.

Në eksperimentin e tij, Sener kreu tre prova me dy fuqi të ndryshme llambash, 50 vat dhe 100 vat. Çdo pasqyrë shtesë rriti temperaturën në mënyrë të dukshme, zbuloi ai.

Temperatura e kartonit vetëm me llambën ngrohëse dhe llambën 100 vat e çoi temperaturën e kartonit në 27.2 gradë Celsius. Pasi priti që kartoni të ftohej, Sener shtoi një pasqyrë dhe e riprovoi. Temperatura e pikës qendrore u rrit në pothuajse 34,9 Celsius, zbuloi ai.

Rritja më e madhe ndodhi me shtimin e pasqyrës së katërt. Temperatura me tre pasqyra të drejtuara në objektiv ishte pothuajse 43,4 Celsius ndërsa shtimi i një pasqyre të katërt e rriti temperaturën  në 53.5 gradë Celsius.

Duke lavdëruar nxënësin për njohuritë mbi pajisjen e Arkimedit, Cliff Ho, një shkencëtar i lartë, tha se projekti është “një vlerësim i shkëlqyer i proceseve themelore”.

Ndërsa eksperimenti nuk ofron “asgjë të re në literaturën shkencore, gjetjet e tij ishin një konfirmim i mirë i ligjit të parë të termodinamikës”, i cili thotë se energjia ose nxehtësia mund të transferohen, tha Ho.