Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti del nga rruga, 3 të plagosur në Tepelenë


Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krahës-Malas në Tepelenë, pasi shoferi ka humbur kontrollin e makinës gjatë drejtimit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi i identifikuar me inicialet E.M.1 41 vjeç, si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në këtë automjet.

“Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai.

Të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” – njofton policia.