Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Pentagonit paralajmëron për përplasje të drejtpërdrejtë Rusi-NATO (Video)


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka paralajmëruar anëtarët lindorë të NATO-s që të përgatiten për luftë të mundshme me Rusinë, duke thënë se Moska “nuk do ndalet” nëse mposht forcat e Kievit.

Duke iu drejtuar seancës dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Kongresit, Austin u kërkoi edhe një herë ligjvënësve të miratojnë fonde shtesë për përpjekjet e luftës së Ukrainës, duke paraqitur një pamje të zymtë për aleatët e NATO-s.

“Nëse jeni një shtet baltik, duhet të jeni vërtet të shqetësuar nëse do jeni ju në radhë … Dhe, sinqerisht, nëse Ukraina bie, unë vërtet besoj se NATO-ja do jetë në një luftë me Rusinë”, tha shefi i Pentagonit.

Austin tha se “autokratë të tjerë në mbarë botën do e shikojnë këtë dhe do nxiten nga fakti që kjo ndodhi dhe ne nuk arritëm të mbështesim një demokraci”.

SHBA-ja ka mbështetur Ukrainën pasi Rusia e sulmoi në shkurt 2022.

Presidenti urkrainas Zelensky ka kërkuar në vijim ndihma ushtarake për të përballur agresionin rus.