Vendosni fjalën kyçe....

Samiti për Ukrainën, Media serbe: Vuçiç do të kërkojë ndryshimin e deklaratës finale në tre pika


Mediat serbe shkruajnë se Serbia do të kërkojë të ndryshohet deklarata finale që pritet të firmoset në përfundim të samitit për Ukrainën që po mbahet në Tiranë.Mësohet se Serbia kërkon që nga deklarata të fshihet emri I Serbisë si shtet që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. 

Të fshihet dhe pjesa që Federata Ruse ka “influencë malinje” në vendet e rajonit. Se në tekst nuk thuhet “vendet” por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” – sepse, Serbia nuk e njeh Kosovën, shkruan Rtv Vojvodina.