Vendosni fjalën kyçe....

Çiftet s’po martohen më, bashkia jep bileta lotarie për të nxitur dasmat


Autoritetet në qytetin Xian të Kinës do shpenzojnë 700,000 juanë (97,000 dollarë) për biletat e lotarisë për t’ua dhënë si çmime të porsamartuarve që paraqesin një certifikatë martese, në një përpjekje për të nxitur dasmat në një kohë me më pak lindje.

Popullsia e Kinës ra për të dytin vit radhazi në 2023, me lindjet e reja që ranë në rreth gjysmën e atyre të  vitit 2016, ndërsa martesat arritën një rekord të ulët në 2022.

Me normat e martesave të lidhura ngushtë me nivelet e lindjeve, pasi nënave të pamartuara shpesh u mohohen përfitimet për rritjen e fëmijëve, Xian premtoi një biletë lotarie për çdo çift që paraqet një certifikatë martese nga 1 marsi.

“Ky nuk është vetëm fillimi i një jete të lumtur pas marrjes së certifikatës së martesës, por edhe më shumë gjasa për të marrë një dhuratë të vogël,” tha Byroja e Çështjeve Civile të qytetit këtë javë në llogarinë e saj zyrtare në Wechat. Fushata do zgjasë deri më 30 nëntor, shtoi ajo. Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për të rritur një fëmijë, në raport me PBB-në e saj për frymë, tha një institut i shquar kinez në shkurt.