Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj tregon kushtet për të votuar amnistinë penale: Disa nga propozimet e PD-së nuk u përfshinë


Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj gjatë një konference për shtyp foli për amnistinë penale.

Alibeaj shprehu keqardhjen për faktin që disa nga propozimet e PD për amnistinë penale nuk u përfshinë në projektligjin final, por tha se ata janë të gatshëm të votojnë për versionin fillestar të amnistisë që qeveria ka paraqitur.

Gjatë konferencës, Alibeaj zbuloi se kishte biseduar me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili i kishte konfirmuar se institucionet e reja të drejtësisë kishin aprovuar projektligjin.

Ai gjithashtu theksoi dy kushtet kryesore të PD-së për amnistinë penale: të mos përfshihen në amnisti personat e dënuar ose ata që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO, dhe të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.

Një pjesë e propozimeve të PD për amnistinë penale nuk janë përfshirë në projektligjin final. Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.

Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projektligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive.

Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie”-deklaroi Alibeaj.