Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet marketi në Korçë, dy persona marrin para dhe paketa cigaresh nën kërcënimin e armës


Një market në Drenovë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kësaj të diele.

Sipas infromacioneve bëhet me dije se të paktën dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash dhe disa paketa cigare.

Dyshohet se grabitësit kanë qenë me armë zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia në vendngjarje.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.