Vendosni fjalën kyçe....

Situata e pandemisë në 24 orët e fundit: 15 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete


Pasditen e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19. Kjo pas 650 testimeve të kryera.

Po ashtu mësohet se gjatë së njëjtës periudhë kohore nuk është asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë shëruar 84 qytetarë.

TË DHËNAT:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:
9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.

Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Prill 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 650

Testime totale 1,794,631
Raste pozitive 274,535
Raste të shëruara 270,742
Raste Aktive 297
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Berat 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2