Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti brazilian Lula da Silva, shpallet ‘non grata’ nga Izraeli


Pas deklaratave të presidentit Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva që e krahasoi operacionin ushtarak në Gaza me vrasjen masive të hebrenjve urdhëruar nga Adolf Hitler gjatë Luftës së Dytë botërore, Izraeli e ka shpallur non grata. 

Presidenti Brazilian Lula tha në një samit të bashkimit afriklan në Etiopi se veprimet e Izraelit ishin gjenocid kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës. “Ajo që po ndodh me popullin palestinez në Gaza nuk ka ndodhur kurrë në asnjë moment tjetër në histori. Ose më mirë, ka ndodhur atëherë kur Hitleri vendosi të vriste hebrenjtë”, tha Lula gjatë një konference për shtyp.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israeli Katz tha se thirri ambasadorin brazilian në memorialin e Holokaustit ‘Yad Vashem, pranë jeruzalemit.

 ‘Ky memorial i Holokaustit është vendi që dëshmon më shumë se çdo gjë, për atë që nazistët dhe Hitleri u bënë hebrenjve, përfshirë edhe familjen time. Lula do të mbetet ‘persona non grata’ në Izrael derisa të kërkojë falje dhe të tërheqë deklaratat e tij e tij”, shkroi Katz.

Suioas tij krajhasimi I luftës së Izraelit ndaj hamasit me veoprimet e hitkerit dhe nazisteve që vranë 6 milion ëhebrenj, është një sulm jazhatzakonsiht serioz antisemitik që përdhos kujtimin e atyre që humbën jetën në holocaust.

Ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit brazilian si “të turpshme”.

Brazili ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa presidenti Lula është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Izraelit javët e fundit.