Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare legjenda e futbollit gjerman Andreas Brehme


Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti legjendar gjerman, Andreas Brehme. 

Brehme luajti 86 herë për Gjermaninë gjatë karrierës së tij si lojtar dhe për Kaiserslautern, Bayern Munich dhe Inter Milan ndër të tjera në nivel klubi.

Sipas gazetës gjermane Bild, raportohet se Brehme vdiq të hënën në mbrëmje në Mynih, nga një arrest kardiak. 

Brehme thuhet se u pranua në dhomën e urgjencës së një klinike në Ziemssenstrasse, afër banesës së tij, por nuk mundi të shpëtohej.

Gazeta tha se Brehme ishte prekur thellë nga vdekja e ish-trajnerit dhe mentorit të tij Beckenbauer muajin e kaluar. 

Ai la pas partneren e tij Susanne Schaefer dhe dy djem të rritur nga martesa me Pilarin, shkruan Daily Mail