Vendosni fjalën kyçe....

Vizitoi vendin në vitin 1991, restaurohet në formatin 4K mbërritja e Sekretarit Amerikan James Baker në Shqipëri 


Mbërritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker në Shqipëri në 22 qershor të vitit 1991 është restauruar në format 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i filmit si një prej fakteve historike për vendin tonë.

Mbërritja e Baker, ishte një moment shpresëdhënës për popullin shqiptar që sapo kishte dalë nga diktatura 50 vjeçare. Lajmin e restaurimit e bëri me dije ministri për Ekonominë Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’.

“Mbërritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, në Shqipëri më 22 qershor 1991 u shndërrua në një moment shpresëdhënës për një ndryshim të madh pas diktaturës 50-vjeçare. Restauruar me kujdes në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, si një fakt historik”- shkruan Gonxhja.

Restaurimi i pamjeve të kësaj vizite historike vjen pak ditë pasi vendi ynë është vizituar nga një tjetër Sekretar Amerikan i Shtetit, Antony Blinken që theksoi rëndësinë e Shqipërisë si një partner kryesor i SHBA-ve në rajonin e Ballkanit.