Vendosni fjalën kyçe....

Media po përdor Inteligjencën Artificiale për të më nxjerrë më të shëndoshë – Trump


Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump ka sulmuar mediat amerikane në platformën e tij “Truth Social”, duke i akuzuar ato për përhapjen e lajmeve të rreme për të.

Një postim në llogarinë e tij të premten tregoi katër foto të Trump-it në mes të gjuajtjes teksa luante golf. Në një foto, e publikuar nga një gazetë e paidentifikuar amerikane, Trump duket me një bark të fryrë dhe duket qartësisht mbipeshë.

Në tre të tjerat, që thuhet se janë marrë të premten në mëngjes, barku ti top mungon dhe Trump duket dukshëm më i hollë dhe më në formë.

“Fake News përdori Inteligjencën Artificiale (AI) për të krijuar foton. Këta janë njerëz të neveritshëm, por të gjithë e dinë këtë. Fotografitë e tjera më tregojnë mua duke goditur topat e golfit sot, për të treguar ndryshimin. Mjerisht, në vendin tonë, lajmet e rreme janë gjithçka që merrni!” – shkroi Trump në postim.

Përfaqësuesit e tij nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për koment.

Sipas faqes së verifikimit të fakteve Snopes, fotografia u shfaq në mediat sociale dhe jo në mediat e lajmeve në maj 2017.

Ajo në fakt ishte ndryshuar, megjithëse ka të ngjarë jo me teknologjinë AI, pretendoi faqja, por duke përdorur Photoshop.

Është një pamje e lojtarit profesionist të golfit dhe mbështetësit të thekur të Trump-it, John Daly, me kokën e Trump të mbivendosur mbi trupin e Daly.

Fotografia qarkulloi në X asokohe dhe tërhoqi një mori komentesh dhe spekulimesh për shëndetin e presidentit të atëhershëm.