Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria në krah të Kosovës përballë çdo kërcënimi” – Begaj uron Osmanin për 16-vjetorin e Pavarësisë


Presidenti Begaj ka uruar homologen Osmani për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urim ai thekson se Shqipëria e Kosova janë dy republika të një kombi dhe se Tirana do jetë gjithmonë në krah të Prishtinës kundër çdo kërcënimi a sfide.

“Kremtimi i 16-vjetorit rë Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një ngjarje e shënuar për mbarë kombin shqiptar. Me këtë rast, në emrin tim dhe të qytetarëve të Shqipërisë, Ju shpreh urimet më të përzemërta. E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilat janë të lidhura pashmangshmërisht me qytetërimin euroatlantik. Shqipëria do jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi apo sfide, si dhe për anëtarësime e reja në organizata ndërkombëtare e rajonale.” – shkruhet ndër të tjera në urimin e Begajt.