Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kreu i CDC-së amerikane rihap debatin: Koronaviursi e ka origjinën nga laboratori i Wuhanit


Ish-drejtuesi i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Robert Redfield ka rihapur debatin se koronavirusi i ri e ka origjinën nga laboratori i Wuahn.

“Unë ende mendoj se mundësia më e mundshme që ky patogjen në Wuhan të ishte nga laboratori, e dini, ka shpëtuar,”- tha në një intervistë për CNN Robert Redfield

“Nuk është e pazakontë që patogjenët e frymëmarrjes të punohen në një laborator për të infektuar një punëtor laboratori,”-tha ai.

Redfield mendon se sëmundja e lakuriqëve të natës, siç besojnë shumë ekspertë, nuk ka gjasa të“bëhet shpejt një nga viruset më ngjitës që njohim në njerëzim dhe të transmetohet nga personi në person”-duke shtuar se ai nuk tha që virusi u lëshua me qëllim.

“Kjo nuk nënkupton ndonjë qëllim, e di?”-tha Redfield. “Është mendimi im, në rregull, por unë jam një virolog. Unë e kam kaluar jetën time në virologji. Nuk besoj se kjo sëmundje erdhi nga një lakuriq nate tek një njeri. Dhe në atë moment, virusi erdhi tek njeriu, u bë një nga viruset më infektues që ne njohim për transmetimin nga njeriu tek njeriu.

“Normalisht, kur një patogjen kalon nga kafshët te njeriu, duhet pak kohë që të kuptojë se si të bëhet gjithnjë e më efikas në transmetimin nga njeriu tek njeriu. Thjesht nuk mendoj se kjo ka kuptim biologjik”-deponoi Redfield.

Opinioni i tij përkon me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, siç është ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili kohët e fundit tha se kishte “një sasi të konsiderueshme provash” që virusi e kishte origjinën nga laboratori, por nuk dha prova.

Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili shërbeu në administratën Trump dhe tani në administratën e Joe Biden, tha se shumica e zyrtarëve të shëndetit publik nuk ishin dakord me “teorinë laboratorike kineze” kur u pyetën në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi deklaratat e Redfield.

Mbi origjinën e virusit një ekip i OBSH-së kreu një hetim në Wuhan dhe së shpejti pritet të publikohet raporti mbi gjetjet e kryera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *