Vendosni fjalën kyçe....

Në gjurmët e pasaportës më të rrallë në botë


Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës, i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës, nuk është vetëm një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori.

As nuk është thjesht një organizatë ndihme humanitare me buxhet shumë milionë dollarësh, me operacione që përfshijnë kampe refugjatësh dhe programe të ndihmës ndaj fatkeqësive në rreth 120 vende anembanë botës.

Është gjithashtu një komb sovran, me statusin e vëzhguesit të Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutën e tij, por, në mënyrë të pazakontë, pa asnjë tokë. Ai lëshon targa makinash, pa pasur rrugë për t’i vozitur ato si dhe vula, monedha dhe pasaportat e veta.

Kalorësit e kanë origjinën si një urdhër kalorësiak në Jerusalem rreth vitit 1099 dhe atyre iu dhurua arkipelagu maltez në 1530 nga Mbreti i Spanjës.

Napoleon Bonaparti i detyroi Kalorësit të largoheshin nga Malta në pushtimin francez të 1798 dhe sot e kësaj dite Urdhri e ka selinë në Romë.

Daniel de Petri Testaferrata, presidenti i Urdhrit me bazë në Maltë, i tha CNN se vetëm 100 nga 13,500 kalorës, dama dhe kapelanë të shpërndarë tani në mbarë globin jetojnë në arkipelagun maltez.

Pasaportat e para u lëshuan nga Urdhri i Maltës në vitet 1300, kur diplomatët e saj udhëtuan në shtete të tjera me dokumente që vërtetonin rolin e tyre si ambasadorë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i pasaportës diplomatike mori karakteristika të pasaportave të përdorura në vende të tjera. Sot, janë vetëm rreth 500 pasaporta diplomatike në qarkullim, duke e bërë atë pasaportën më të rrallë në botë.

Një dokument shumë ekskluziv

Pasaporta e kuqërremtë e Urdhrit (ndoshta një shenjë për gjakun e Krishtit) është e rezervuar për anëtarët e Këshillit Sovran dhe drejtuesit e misioneve diplomatike dhe familjet e tyre. Është zbukuruar me shkronja ari që tregon emrin e organizatës në frëngjisht, “Ordre Souverain Militaire de Malte” dhe një stemë.

“Urdhri u jep pasaporta anëtarëve të qeverisë së tyre për kohëzgjatjen e mandatit të tyre,” thotë de Petri Testaferrata. Pasaportat janë të vlefshme për periudhën më të gjatë, pasi zgjidhen për 10 vjet, mund të shërbejnë dy mandate dhe duhet të dalin në pension deri në 85 vjeç.

Pasaportat e tjera janë të vlefshme për katër vjet dhe përdoren vetëm për misione diplomatike. Pasaportat kanë 44 faqe të vulosura me kryqin maltez, pa pamje apo citime.

Eugenio Ajroldi di Robbiate, ish-drejtori i komunikimit i Urdhrit, thotë për CNN se mund të jetë qesharake të shohësh reagimin e doganierëve kur shohin pasaportën.

“Ata me siguri nuk e kanë parë kurrë më parë. Një herë kur mbërrita në aeroportin e Bangkokut, Tajlandë, një turmë operatorësh në kontrollin e pasaportave donin të shihnin pasaportën time të rrallë dhe të bënin një selfie me të,” thotë Ajroldi di Robbiate.

Sipas De Petri Testaferrata, dy të tretat e vendeve anëtare të Shengenit e njohin pasaportën diplomatike dhe Urdhri punon ngushtë me shumë vende pa marrëdhënie zyrtare diplomatike si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne ofrojmë furnizime të shpejta mjekësore dhe humanitare për viktimat e luftërave ose fatkeqësive natyrore. Ne drejtojmë spitale, shërbime ambulancash, qendra mjekësore, shtëpi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, kuzhina dhe zyra të ndihmës së parë,” shpjegon de Petri Testaferrata.

Në gjurmët e Kalorësve në Maltë

Ndërsa nuk ka gjasa të hasni ndonjë kalorës gjatë një vizite në Maltë, ka shumë vende në Ishujt Maltezë për të mësuar rreth luftës dhe fatit të Urdhrit të përfolur.

Një nga gjërat e para që do vini re kur të mbërrini në ishullin kryesor është kështjella Fort St. Angeloe stërmadhe me nuancë mjalti që del nga ujërat e kaltra të Grand Harbor. Bastioni imponues mesjetar ishte dikur selia e Urdhrit dhe është e vetmja strukturë e mbetur në ishull që ende pjesërisht i përket Urdhrit të Kalorësve.

De Petri Testaferrata tregon për CNN se për kapelën kushtuar Shën Anës në pjesën e sipërme të fortesës ende kujdeset Urdhri. Ju mund të vizitoni këtë pjesë të fortesës për të parë se ku Mjeshtri i Madh de Valette lutej çdo ditë për çlirimin nga pushtuesit osmanë gjatë Rrethimit të Madh të 1565.

Brenda mureve të bastioneve të lashta të Mdinës, kryeqytetit mesjetar të Maltës dhe një pikë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, mund të mësoni më shumë rreth Urdhrit në shfaqjen audiovizive 3D “Kalorësit e Maltës”. Në Casa Magazzini, dikur kalorësit ruanin municione dhe tregon historinë e kalorësve në Maltë, duke përfshirë kohën kur iu dhurua arkipelagu në vitin 1530 nga Mbreti i Spanjës.

Në kryeqytetin e Valetës, ju mund të ndiqni shtegun e kalorësve në Bibliotekën Kombëtare të Maltës, ku ndodhet Pie Postulatio Voluntatis, pergamena që Papa Paskal II përdori në 1113 për të dhënë sovranitetin e Urdhrit.

“Koleksioni i bibliotekës përbëhet nga dokumente origjinale dhe dorëshkrime të Urdhrit,” thotë Dane Munro, një udhërrëfyes turistik dhe historian i specializuar në historinë e Urdhrit.

Pas bibliotekës, mund të shkoni përtej rrugës për në Pallatin e Mjeshtrit të Madh, i cili dikur priste Kalorësit. Dhoma e Fronit u përdor nga Kalorësit si Salla e Këshillit të Lartë dhe mbetet e stolisur me afreske të lashta që përshkruajnë Rrethimin e Madh. Po kështu në Sallën e Ambasadorëve janë portretet e Mjeshtrave të Mëdhenj.

Koha e Caravaggios si kalorës

Si të gjithë zotërinjtë e mirë, Kalorësit e donin artin e bukur, gjë që çoi në polemika. Piktori i njohur italian Michelangelo Merisi da Caravaggio mbërriti në Maltë në vitin 1607 pasi vrau një burrë në një duel dhe u arratis nga Roma.

Urdhri e bëri kalorës dhe ai u bë piktor i oborrit. Menjëherë pasi Caravaggio u shfaq, ai ishte më shumë një grindavec sesa një zotëri dhe Kalorësit e përjashtuan atë nga Urdhri.

Ndërsa vizitohet Katedralja e Shën Gjonit, vetëm pak blloqe nga Pallati i Mjeshtrit të Madh, është piktura “Prerja e kokës së Shën Gjonit”, e cila është vepra më e madhe dhe e vetme e njohur e nënshkruar e Caravaggio.

Disa blloqe më tutje është Casa Rocca Piccola e familjes de Piro, e cila ishte e përfshirë ngushtë me Urdhrin, sipas Munro. Mund të bëhet një turne në shtëpinë madhështore ku jeton Marquis Nicholas de Piro, kancelari i Shoqatës Malteze të Urdhrit. Shtëpia e tij është një momument kohor ielegancës barok të shekullit të 16-të.

Gjithashtu mund të qëndrohet në një pallat që i përkiste Kalorësve. Rosselli AX Privilege është një hotel butik i vendosur në shtëpinë e shekullit të 17-të të Kalorësit të Maltës Don Pietro Rosselli dhe ndodhet në qendër të Valetës, duke e bërë atë bazën e përsosur për të qëndruar ndërsa mund të bëhet një turne nëpër Maltë për të mësuar rreth Urdhrit.