Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvrasjet me fostoksinë, Shehu: Institucionet ta zëvendësojnë substancën


Deputeti demokrat Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me vetëvrasjet e fundit të kryera me fostoksinë, duke thënë se këto ngjarje të rënda janë “vrasje me paramendim”.

Ai u shpreh se akuzon drejtuesit e institucioneve shtetërore që një hel-pesticid të tillë nuk e heqin nga produktet bujqësore për ta zëvendësuar me të tjerë jo toksikë.

Sipas tij ata që kryejnë qarkullimin, shitjen pa kontroll e siguri, por edhe personat që duhet të kontrollonin këtë proces janë për t’u akuzuar.

Reagimi i plotë:

Une akuzoj per “Vrasje me paramendim”.
Tjeter “Vete vrasje” (vrasje) nga Fostoksina ne “zinxhirin” e gjate te jeteve te humbura nga ky helm-pesticid!
Nje tjeter grua e re, nga Berati i shtohet shume e shume viktimave te atij helmi tejet te rrezikeshem, qe po merr pa nderprerje jete njerezish.
Mbas nje agonie te rende e drejt nje vdekje te sigurte.
Prandaj akuzoj per “vrasje”:
1-Drejtuesit e institucioneve shteterore, qe nje helm-pesticid te tille akoma nuk e heqin nga farmakopea bujqesore e importi, per tu zevedesuar me te tjere, jo toksik.
Sic eshte vepruar ne shumicen e vendeve te botes.
2-Ata qe kryejne qarkullimin, shitjen, pa kontroll e siguri, pa pergjegjeshmeri sikur te ishte karamele, u japin me gjakftohtesi udhezimet e perdorimit viktimave!
3-Ata qe duhej te kontrollonin e ndalonin kete proces kriminal.
4-Drejtuesit e Policise se Shtetit, qe qendrojne ne heshtje perballe nje krimi te tille ne flagrance, me pasoje humbje ne shumice e seri jete te qytetareve.
5-Prokurorinte, qe heshtin si “fija e barit” dhe nuk kane hapur asnje ceshtje penale per te gjitha keto vrasje, dhe jo me te veproje me vendime menjehere.
Duke lejuar keshtu qe Jete te tjera te humbin.
Dhe te marrin mbi vete rolin e “serial killer”!
Nga mos veprimi I tyre dhe te forcohet keshtu lidhja psikologjike stimuluese e krijuar midis Fostoksines dhe subjekteve qe mendojne vete vrasjen.
Pa asnje dyshim tashme jemi perballe nje gjendje emergjence ne thellim, e mbushur me akte kriminale.
Por me kriminale behet heshtja e Shtetit tone, institucioneve te tij, qe per aresye nga me te ndryshmet, qe nga niveli i korrupsionit e klientelizmit e deri te pa pergjegjeshmeria e thelle, kthehen me dashje a pa dashje ne:
“Vrases, vrases vrases”!

Ndërkaq kujtojmë se vetëm në fillimet e vitit 2024 rastet e vetëvrasjes me fostoksinë kanë bërë bujë.

Më 05 janar 2024 nëna e 4 fëmijëve, Bedrie Loka ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.

Më 06 shkurt 2024 një 63-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Fierit, pasi kishte konsumuar fostoksinë dhe për fat të keq mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

Më 08 shkurt 2024, 41-vjeçarja Shpresa Kreku në fshatin Bilçë në Berat, i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar fostoksinë. Pasi ka pirë helmin, Shpresa Kreku ka telefonuar vëllain e saj dhe i ka lënë amanet fëmijët, “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.