Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj kërkon depolitizim të administratës zgjedhore: Komisionarët në zgjedhjet të jenë avokatë, noterë e gjyqtarë


Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv tha se do të kërkojnë depolitizimin e administratës zgjedhore. S

Sipas Lapajt komisionerë duhet të jenë noterë, avokatë, prokurorë e gjyqtarë, të cilët përveç burgut të rrezikojnë edhe heqjen e licencës nëse kryejnë shkelje.

‘Ne jemi për votën e diasporës. Vota e diasporës u vlen si atyre që janë me bindje të djathta si atyre që janë me bindje të majta. Ne po kërkojmë ligjin për referendumet. Ne jemi për depolitizimin e administratës zgjedhore. Sepse depolitizimin i administratës zgjedhore do të thotë se administrimi i zgjedhjeve nuk bëhet më nga partitë e mëdha politike por nga profesionet e lira. Do të thotë që tu kalojë profesioneve të lira, që janë avokatë noterë, gjyqtarë, prokurorë. Nëse vërtetohet se kanë bërë një manipulim përveçse shkojnë në burg humbasin dhe licensën. Këto u vlejnë të gjithëve.’– tha Lapaj.

Lapaj tha se Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

‘Kjo rrugë shkon para dhe nuk bazohet tek emrat, por tek parimet dhe ëndrrat. Do të konkurrojmë në zgjedhjet e 2025. Njerëzit nuk reagojnë më se thonë si ky hajdut si tjetri do të në vjedhin. Me këtë sistem të mbyllur prodhohen autokrat, pronar partish. Partia që merre pushtetin është partia që merre në pronësi Shqipërinë. ajo që në po themi është se nuk mund të vazhdojmë tu kërkohet shqiptarëve se po bëhet rokadë kush po e vjedh.’- tha Lapaj.