Vendosni fjalën kyçe....

Grammy, Taylor Swift fiton për herë të katërt çmimin për albumin më të mirë të vitit


Taylor Swift bën historinë e Grammy-t me fitimin e albumit të katërt të vitit për ‘Midnights’

Taylor Swift fitoi çmimin e vitit të  Grammy të dielën me  albumin e saj të vitit 2022 “Midnights”, duke u bërë artistja me më shumë fitore në kategorinë e lakmuar me katër.

Para marrjes së çmimit, Swift u barazua me Frank Sinatra , Stevie Wonder dhe Paul Simon, të cilët së bashku me të fituan tre herë albumin e vitit. Ajo mori gramafonët e artë për albumin e vitit në vitin 2009 për “Fearless”, ndërsa  në vitin 2015 për “1989” dhe në vitin 2021 për “Folklore”.

“Për mua ky çmim është shumë i rëndësishëm. Gjithçka që dua të bëj është të vazhdoj ta bëj këtë. E dua aq shume. Më bën kaq të lumtur” , u shpreh Swift.

Gjashtë nominimet e Swift-it për Grammy këtë vit përfshinin albumin e vitit, këngën e vitit, rekordin e vitit, performancën solo pop, performancën pop duo/grup dhe albumin vokal pop.

Gjithashtu ajo fitoi çmimin për albumin më të mirë vokal pop që titullohet “Mesnata”, shkruan CNN.