Vendosni fjalën kyçe....

Java e 22-të e Superligës, Dinamo fiton thellë ndaj Erzenit, Laçi dhe Vllaznia përfundojnë 1-1


Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e 22-të.

Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshje në elitën e Shqipërisë, me Dinamon që siguroi tri pikë pasi mundi 0-4 Erzenin. Në Laç, vendasit e Mirel Josës barazuan 1-1 me Vllazninë.

Dueli i “Arena Egnatia” të Rrogozhinës foli për djemtë e Dritan Mehmetit. Dinamo fitoi 0-4 në udhëtim me Erzenin, duke qenë kështu pretendente për “Final 4” në fundin e sezonit, zonë kjo që të bën të garosh për titullin kampion.

Për Blutë shënuan Rustem Hoxha dhe Luis Kaçorri në pjesën e parë, teksa Baton Zabërgja dhe Patrik Bardhi në fraksionin e dytë shënuan emrin në listën e golashënuesve.

Në ndeshjen tjetër, Laçi dhe Vllaznia barazuan 1-1 në një ndeshje me shumë raste. Në fundin e pjesës së parë Serxho Ujka nga penalltia kaloi në epërsi kurbinasit, ndërsa Rejan Alivoda në minutën e 51 barazoi gjithçka. Java e 23-të e Superligës luhet fundjavën që vjen.

Superliga, java 22-të:

 

E shtunë

13:30 Kukësi 2-3 Tirana

16:00 Partizani 1-1 Egnatia

16:00 Teuta 3-0 Skënderbeu

 

E dielë 13:30

Erzeni 0-4 Dinamo

Laçi 1-1 Vllaznia

Renditja: