Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohen 10 persona në pikën turistike të Bogës, një prej tyre i lënduar


Një grup personash kanë mbetur të bllokuar në piken turistike të Bogës.

Ata janë nisur për ngjitje dhe në kthim, njëri prej tyre është aksidentuar.

Grupi prej 10 personash ka mbetur i bllokuar dhe kanë njoftuar policinë për ti ardhur në ndihmë.

Mësohet se janë nisur forcat e sigurisë kombëtare dhe forca të Policisë të Komisariatit Malësi e Madhe në ndihmë të tyre.