Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman mbështet Kosovën në heqjen e dinarit serb: As ne në Gjermani nuk paguajmë me paund apo dollarë


Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman ka dalë pro vendimit të Bankës së Kosovës për të ndaluar përdorimin e blerjes me dinarë serb.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale Roth thotë se pavarësisht shqetësimit që mund të krijojë të disa, vendimi është një njëjtë me atë që ndodh në Gjermani që paguhet me euro dhe jo dollarë apo paund.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth.

Reagim i Roth vjen për Ambasadën e Serbisë në Gjermani, e cila kishte shkruar se Kosova ka ndërmarrë hap të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.