Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi përfundon vizitën në SHBA: Interesi i Shqipërisë kërkon ruajtjen e partneritetit strategjik me SHBA


Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zhvilluar takimin përmbyllës të vizitës zyrtare në SHBA me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.

Bardhi e ka falënderuar kongresmenin Aderholt që vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtje të çështjes shqiptare.

Postimi i plotë:

Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses.