Vendosni fjalën kyçe....

Deutsche Bank i bashkohet “tufës”, mund të shkurtojë mijëra vende pune


Shumë kompani u janë rikthyer shkrutimeve të vendeve të punës, mes asaj që ato thonë se ka të bëjë me inflacionin, pritshmërive jo shumë të mira për sa i përket rritjet ekonomike e tretare globale, inteligjences artificile e ristrukturimeve për të kursyer.  

Shërbimi postar amerikan UPS njoftoi se do shkurtojë deri në 12 mijë vende pune, PayPal po kështu njoiftoi për shkurtime të mëdha.

Disa banka muaj më parë kanë njoftuar gjithashtu masa të ngjashme me të fundit, Deutsche  Bank.

Kreu i Deutsche Bank Christian Sewing nuk i përjashtoi shkurtimet e vendeve të punës teksa banka përpiqet të ulë kostot, në shenjë të pasigurisë me të cilën përballet industria financiare globale me një ekonomi në ngadalësim.

Sewing, i cili është kreu i huadhënësit më të fuqishëm të Gjermanisë, me shtrirje nga Nju Jorku në Sidnei, tha se banka po kërkonte të ulte shpenzimet dhe mund të shkurtojë aty-këtu vende pune.

“Do gënjenim nëse do thonim ndryshe”, tha ai pa hyrë në hollësi. Sipas burimeve bëhet fjalë për deri në 2500 vende pune që mund të preken nga shkurtimet.

Komentet ndoqën fitimet tremujore të parashikuara dhe fitimin e vitit të tretë radhazi, por nënvizuan sfidat që qëndrojnë përpara. Aksionet e bankës ranë deri në 5%, përpara se të rifitonin terren.

Disa analistë ishin të zhgënjyer nga rënia e të ardhurave të bankave të investimeve në tremujorin e katërt dhe paralajmëruan për rreziqet nga ngadalësimi i ekonomive, inflacioni i lartë dhe normat kulmore të interesit.

“Ka shumë pak në këto rezultate për të ndryshuar pritjet e të ardhurave, në mos rrezikun e një uljeje të vogël të mundshme këtë vit”, thanë analistët e JPMorgan.

Rezultatet shënuan fundin e një plani kthimi katërvjeçar prej 9 miliardë eurosh, të vendosur nga një prej bankave më të rëndësishme sistematike në botë pas vitesh humbjesh.

Plani ka stabilizuar bankën ndërsa një rritje e normave të interesit u ka dhënë huadhënësve një rritje shtesë, për të cilën Deutsche  Bank tha se do vijojë të rrisë të ardhurat.

Fitimi neto që i atribuohet aksionerëve ishte 1.80 miliardë euro në tre muajt deri më 31 dhjetor. Kjo krahasuar me 145 milionë euro një vit më parë dhe pritshmëritë e analistëve prej rreth 951 milionë eurosh.

Ishte një tremujor i dhjetë radhazi fitimesh, seria më e gjatë e bankës në të paktën një dekadë, megjithëse kthimet u zbutën nga një rënie e industrisë në marrëveshjet.

Fitimi i vitit të plotë u rrit në 5.03 miliardë euro nga 1.94 miliardë euro një vit më parë, duke mposhtur pritjet e analistëve për 4.17 miliardë euro. Ky ishte fitimi më i madh vjetor që nga viti 2007, tha Deutsche Bank, i ndihmuar nga një përfitim tatimor prej 1.4 miliardë eurosh.

Banka më e madhe e Gjermanisë gjithashtu ka tejkaluar objektivin e saj prej 8% për kthimin e kapitalit të prekshëm, duke arritur një shifër prej 9.4% falë efektit të taksave për të arritur një moment historik që Seëing kishte vendosur për bankën kur ajo filloi reformën e saj të madhe në vitin 2019.

“Gjatë tre viteve e gjysmë të fundit ne kemi shndërruar me sukses Deutsche Bank,” tha Sewing, i cili u ngrit në detyrën kryesore në vitin 2018 për të kthyer Deutsche Bank pas një sërë dështimesh të kushtueshme rregullatore.

Megjithatë, analistët thanë se banka ishte e ndjeshme ndaj erërave të kundërta ekonomike, luftës në kontinent dhe çështjeve rregullatore që e kanë pllakosur atë gjatë viteve.

Sewing, duke folur në një konferencë shtypi, tha se banka ishte “më pak optimiste”.

“Sigurisht, pamja gjeopolitike dhe ekonomike është e ndërlikuar,” tha ai.

Andreas Thomae, një menaxher portofoli në Deka, një investitor i madh i Deutsche Bank, tha se ishte i zhgënjyer nga kostot e larta të Deutsche Bank në raport me të ardhurat.

Sewing tha se banka po punonte për të përmirësuar kostot kur u pyet për shkurtimet e mundshme të vendeve të punës, duke shtuar se banka ishte ende duke investuar në fushat e rritjes.

Në një shembull të dukshëm, titani i Wall Street, Goldman Sachs, ka shkurtuar stafin.

Banka e Investimeve

Banka në vitin 2019 vendosi të zvogëlojë varësinë në degën e saj të paqëndrueshme të investimeve dhe të rivendosë përfitueshmërinë përmes bizneseve më të qëndrueshme që u shërbejnë kompanive dhe klientëve me pakicë.

Nuk doli aspak kështu, megjithëse batica ka ndryshuar kohët e fundit. Të ardhurat në bankën e investimeve të Deutsche Bank ranë në 1.7 miliardë euro në tremujorin e katërt, 12% më pak nga një vit më parë dhe nën pritshmëritë prej 1.9 miliardë euro.

Biznesi i origjinës dhe këshillimit të bankës së investimeve u dallua ndër to, me të ardhurat që ranë me 71%, duke pasqyruar rënien në banka të tjera, duke përfshirë Goldman Sachs dhe JPMorgan.

Të ardhurat për tregtimin me të ardhura fikse dhe valutë, një nga divizionet më të mëdha të bankës, u rritën me 27% në 1.5 miliardë euro, por ishin akoma më pak se 1.7 miliardë euro që prisnin analistët.

Paraqitja do pasqyrohet në bonuse. Grupi i bonuseve të bankës së investimeve për vitin e kaluar do bjerë me më pak se 10%, ka raportuar Reuters, duke ofruar më shumë dëshmi të kohërave më të vështira në financa.

Rënia e të ardhurave të bankës investuese u godit nga fitimet në sektorin bankar të korporatave dhe atë të individëve, të cilat shënuan rritje përkatësisht prej 30% dhe 23%. Ndarjet kishin ngecur gjatë nën normat e interesit tejet të ulëta që zgjatën më shumë se sa pritej.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani