Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Laç, raportohet për dy të plagosur, mes tyre edhe një i mitur


Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tresh.

Nga përplasja e dy automjeteve autovetura kanë mbetur të plagosur dy persona mes të cilëve një i mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës për mjekim.

Policia ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.