Vendosni fjalën kyçe....

Mirditë, sekuestrohen 2 mina me telekomandë, kallashnikov dhe municione, pranga të riut 


Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu kapën dy mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra 28-vjeçari Marian Gjoka që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

“Parandalohen ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Safe City”. Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 28-vjeçari Marian Gjoka që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe City”.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi”, njofton policia.