Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata shtyn seancën për Fredi Belerin, çfarë kërkuan avokatët


Teksa kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, pasi ndodhet në burg, seanca gjyqësore u shty.

Mësohet se seanca e radhës në GJKKO për Belerin do të mbahet më datë 26 janar, në orën 14:00.

Sipas informacionevenë seancën e sotme, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.

Beleri ka bërë deri më tani 12 kërkesa për zbutje të masës së sigurisë.