Vendosni fjalën kyçe....

Kabllogrami i ambasadorit amerikan në Prishtinë: Stafi ynë i rrezikuar nga Covidi dhe qentë endacakë


Portali Politico.eu ka shtënë në dorë një kabllogram të Ambasadës Amerikane në Kosovë, drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë kabllogram, ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, flet për menaxhimin joefikas të COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, faktin që 20% e punonjësve ambasadës janë të infektuar me Covid-19, si dhe rrezikun që paraqesin qentë endacakë për stafin e ambasadës.

Gazetarja e Politico.eu Nahal Toosi jep detaje mbi këtë shkresë të firmosur nga Kosnett në një postim në “Twitter” ku duke cituar ambasadorin shprehet se “Kosova sillet si një vend i lirë nga COVID-19… Por Kosova është një vend i shkatërruar nga pandemia… Në SHBA, nëse nuk mbani maskë në publik mund të përfundoni në një video virale; në Kosovë ka më shumë të ngjarë të jesh trend në mediat sociale sepse ke vendosur maskë.”

Në këtë telegram sipas saj shkruhet: “Kabllogrami, i nënshkruar nga ambasadori amerikan Philip Kosnett, tha se ambasada në Prishtinë, Kosovë, ‘po i afrohet pikës së thyerjes’. Edhe para Covid-19, Kosova nuk ishte mirë, me ndotje të ajrit, pak hapësira të gjelbra, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe infrastrukturë të keqe. Përafërsisht 20 përqind e punonjësve të ambasadës janë prekur me Covid-19; shumica dërrmuese janë Stafi [i Punësuar në Lokal, i cili është një tregues i kontrollit joefektiv të sëmundjes në Kosovë”.

Po ashtu Kosnett sipas gazetares, ngre shqetësimin se qentë endacakë “mund të jenë agresivë kur janë të uritur”.

Për këto dhe arsye të tjera, sipas kabllogramit, “stafi i ambasadës ka ngelur i mbyllur në kohën e krizës së COVID-19″.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *