Vendosni fjalën kyçe....

Ish-prokurori i bar “VIVA”: Po na mbytet procedura, ka ardhur kohë e vështirë


Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, duke diskutuar në lidhje me paraqitjen e sotme të kryetarit të PD-së, Sali Berisha në SPAK, u shpreh se në kohën kur po jetojmë fjala drejtësi është zëvendësuar me fjalën ndëshkim.

‘Në rast se shmangin procedurën dhe vazhdojmë të kemi vetëm provën që ta sigurojmë dhe ta paraqesim, atëherë fjalën drejtësi duhet ta zëvendësojmë me fjalën  ndëshkim.

Ne po jetojmë më kohën kur fjala drejtësi po zëvendësohet me fjalën ndëshkim. Po  jetojmë në kohë të vështirë përsa i përket zbatimit të procedurës në të gjitha hallkat e prokurorisë dhe gjyqësorit në Shqipëri.

Po jetojmë në kohën kur opinioni publik po mbyt me formën e tij të parapërgatitur që duhet dikush të dënohet, procedurën. Dhe që të mbysësh procedurën do të thotë të trokasësh në derën e çdo qytetari me të drejtë dhe pa të drejtë dhe çdo qytetar të gjendet në një situatë të vështirë.

Jo vetëm prova, por procedura është shumë e rëndësishme’, tha Eugen Beçi.

Zoti Beci kur ishte prokuror i krimeve të renda u filmua nga Tom Doshi në vitin 2015 në mjediset e Bar Viva sëbashku me të ashtuquajturin “Toni i Kombinatit”, të cilin Beci deklaroi se e njihte si rastësisht ndërsa Tom Doshi e akuzonte Becin se e mbronte këtë personazh./Hashtag.al