Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Krujë, 40-vjeçari transportohet drejt Traumës


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bruzë Zall të Krujës. Sipas mediave mësohet se 40 vjeçari Agron Asllani ka mbetur i plagosur në rrethana ende të paqarta.

Për shkak të ngricave dhe terrenit, autoambulanca e ka pasur të vështirë të shkojë në vendin ku ndodhej i plagosuri. Kështu ai është transportuar me fuoristradë nga familjarë të tij për tek autoambulanca.

Raportohet se i plagosuri ka një plumb në krah dhe si pasojë e hemorragjisë po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri që Asllani pati me një bashkëfshatar të tij për motive të dobëta.